Site icon Telegrafi

“Buzët e turbullta”, trendi që do të na shoqërojë gjatë gjithë vjeshtës

Mënyra si do i lyejmë buzët këtë vjeshtë duket e ‘rrëmujshme’

Këtë vit, nuk keni pse të lodheni për t’i lyer buzët në mënyrë perfekte, sepse trendi është pikërisht e kundërta e saj.

Ekspertët e grimit e quajnë “blurred lips” (buzë të turbullta) dhe me siguri do të na shoqërojë gjatë gjithë vjeshtës.

Grimierja e njohur Erika La Pearl thotë se kjo lloj lyerje buzësh “kombinon guximin me të qenit i butë dhe romantik”.

“T’i lyesh buzët në këtë mënyrë është gjithashtu edhe shumë e lehtë, sepse në fund të fundit lidhet me përqafimin e papërsosmërisë”, shton ajo.

Si t’i krijoni “buzët e turbullta”

Ekzistojnë disa metoda të ndryshme që mund të aplikoni për “blurred lips”.

Fillimisht, përdorni thjesht produktin tuaj të buzëve, por aplikojeni me gishta. Zgjidhni një produkt të qëndrueshëm, sugjerohet të jetë mat dhe/ose pluhur.

Mund të përdorni si bazë një buzëkuq nude ose një krem të thjeshtë apo ndoshta një label me spf. Fokusohuni më shumë në qendrën e buzëve.

Edhe pse “blurred lips” janë zakonisht mat, ju mund t’i shtoni pak shkëlqyes nëse dëshironi. Efekti do jetë përsëri po aq interesant!

Exit mobile version