Telegrafi

Buzët artistike

Nuk ka vajzë e cila nuk do të grimohet dhe të rregullohet me orë të tëra para pasqyrës. Përdorimi i toneve të ndryshme, ngjyrave dhe përshtatjet e tyre me stilin dhe rastin për të cilin po rregulloheni, mund të jetë interesante nëse ia leni kreativitetit dhe imagjinatës. Pikërisht kreativiteti dhe luajtja me ngjyrat janë kryesoret për krijimin e këtyre veprave të vogla artistike. Prej kafshëve, nëpërmjet ngjyrave të ylberit, e deri te buzët me lëng frutash.

Nëse vendosni të përdorni ndonjë nga opsionet e ofruara, ju këshillojmë të jeni të durueshëm. Megjithatë, për krijimin e veprimtarisë së tillë nevojiten duar të afta.

Gjithashtu, meqë bëhet fjalë për grim jo të përditshëm dhe ekstrem, këshilla jonë është të përdorni pikërisht për karnavalin me një prill apo për ndonjë argëtim tjetër me maska. Për të gjitha rastet e tjera, mbahuni te grimi juaj i zakonshëm i mbrëmjes. /Telegrafi/