Reperi i njohur Stresi është paraqitur në gjykatë për t’u njohur këtë të mërkurë me masën e sigurisë pasi është vënë në pranga pas protestës së 8 janarit.
Këto janë pamjet kur Arkimed Lushaj futet në sallën e gjyqit, çka ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave.
Stresi ka ngritur dy gishtat lart dhe shfaqet i buzëqeshur.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për reperin ndërsa për 34 të arrestuarit në lidhje me protestën ka ngritur akuzat e “Shkatërrimit të pronës”, “Prishjes së qetësisë publike”, “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe armëve të ftohta”.
Pritet që seanca e ditës së sotme të zgjasë disa orë për shkak të numrit të madh të të arrestuarve. /TV Klan/