Telegrafi

Buzëqeshja e qenit Thomas, pasi i vodhi dhëmbët e rremë

Njerëzit gjejnë mënyra të ndryshme për t’u argëtuar gjatë bllokimit nga coronavirusi, madje dikujt i mjaftuan një palë dhëmbë të rremë dhe një kafshë kurioze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ben Campbell, postoi një video të qenit të tij në Youtube, Thomas, që mbante në gojë dhëmbë të rremë.

Rezultati e bën atë të duket sikur ka një buzëqeshje të pamasë, megjithë pamjen disi të hutuar në fytyrën e tij.

“Mora dhëmbë të rremë vetëm për të bërë qejf në karantinë dhe.. Thomas i vodhi ato nga tavolina”, tha pronari i tij.

Videoja qesharake e publikuar në YouTube ka marrë tashmë gati 2 milionë shikime. /Telegrafi/