Site icon Telegrafi

“Buzëqeshja e Glasgout” – shenjat në fytyrën e Tommy Flanagan që i mori nga një therje me thikë

(Foto: Instagram/tommyflanaganofficial)

Tommy Flanagan është një aktor skocez, i cili ka luajtur në filma të tillë, si “Braveheart” (1995) e “Gladiator” (2000), si dhe në serialin e suksesshëm “Sons of Anarchy”.

Ai është i njohur edhe për shenjat e dallueshme në fytyrën e tij që njihen si “Buzëqeshja e Glasgout”.

Aktori ka lindur në Easterhouse dhe është rritur në një pjesë të vrazhdë të qytetit më të populluar skocez.

(Foto: Best Facts About)

Gjatë largimit nga një lokal nate pas një mbrëmjeje argëtuese, një grup njerëzish kanë tentuar që ta grabisin.

Ai është konfrontuar me sulmuesit, ndërsa ata ia kanë prerë fytyrën nga njëri vesh në tjetrin duke ia lënë një plagë të njohur si “Buzëqeshja e Glasgout”.

(Foto: Sons of Anarchy)

Ka qenë pikërisht periudha kur Flanagan po shërohej në spital nga plagët e rënda kur miku i tij, Robert Carlyle, e bindi që ta provonte veten në aktrim.

“Nuk i shoh më shenjat. Ato tashmë janë thjesht një histori antike. Ka qenë një gjë e tmerrshme ajo që ka ndodhur para shumë vitesh. Nuk mendoj më rreth asaj (ngjarjeje). Është thjesht sikurse një rrudhë e madhe në fytyrën time”, ka thënë aktori për Vulture Magazine. /Telegrafi/

Exit mobile version