Site icon Telegrafi

“Buzëqeshja e artë”, tentoi të kontrabandojë ari në vlerë prej 4.000 funteve – 95 gramë i kishte fshehur në bllombat e dhëmbëve

Dogana e Indisë ka parandaluar kontrabandimin, kur një person i cili tentoi të futet në këtë vend, kishte me vetë flori në vlerë prej 4.000 funte.

Burri nga Uzbekistani që në aeroportin ndërkombëtar të Delhit arriti përmes Dubait, u kap kur u mundua që në bllombat e dhëmbëve të fsheh dhe kontrabandoj 95 gramë ari, transmeton Telegrafi.

Doganierët dyshuan kur vërejtën dy burra që nuk kishin pasur asgjë për të raportuar me të dalë nga aeroplani.

Kështu ndalën dyshen për t’i marrë në pyetje dhe menjëherë vërejtën “buzëqeshjen e artë”, duke konstatuar se njëri prej tyre e kishte gojën plotë me flori. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version