Telegrafi

Buzëqesh Marina: Geti gatuan për mua, unë laj pjatat (Video)

Marina Vjollca ka qenë mysafire e shoumenit Ermal Mamaqit në emisionin “Xing me Ermalin”.

Bukuroshja ka treguar shumë të pathëna rreth jetës profesionale si dhe private.

Lexo po ashtu Marina zbulon për herë të parë se si u njoftua me Getin (Video)

Ajo javë më parë kurorëzoi lidhjen përmes një dasme glamuroze me reperin shqiptar, Getoar Selimin, i njohur më mirë si Geti.

Marina tregoi se tashmë mban mbiemrin Selimi ndërsa në televizione do të prezantohet si Marina Vjollca.

Kjo e fundit gjithashtu zbuloi se reperi është kuzhinier i familjes pasi që ai kujdeset për gjellërat ndërsa biondina merret me pastrimin e enëve.

“Për të qenë e sinqerte, Geti më privon prej gjellës. Geti gatuan, ndërsa unë jam asistentja. Lajm vetëm pjatat. Gatuan në mënyrë të përkryer”, tha ndër të tjerash Marina.

Lexo po ashtu Befason Marina: Geti ka më shumë produkte për mjekër se sa unë për "make-up" (Video)

Ndryshe, Marina tash e mbas do ta shohim në rolin e moderatores së një shou televiziv në TV Klan. /Telegrafi/