Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, mund të kthehet që në ndeshjen së shtunës ndaj Newcastle United.
Po ashtu Paul Pogba është në kondicion të mirë fizik me Jose Mourinhon që është duke e pritur kthimin e tij.
Sipas The Sun, Pogba, që ka munguar në 12 ndeshje nga në lëndim, ka punuar shumë në rehabilitim, duke udhëtuar shpesh në Majami.
Ibra, që është 36 vjeç ishte lënduar në prill në ndeshjen që skuadra e Mourinhos e zhvillonte ndaj Anderlecht.
Suedezi ka folur për dyshimit që kishte në prill kur u dëmtua.
Tani të dy lojtarët janë mirë dhe mund të jenë në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Newcastle.
United është i dyti me 23 pikë në Ligën Premier./Telegrafi/