Telegrafi

Buzëkuqi të bën “budalla”!?

Sipas hulumtimit, plumbi mund të ndikoj në zvogëlimin e koeficientit të inteligjencës. Eksperimenti është kryer me 22 buzëkuqë – por nuk ceket se të cilave kompanive – ndërsa tek 55 për qind e tyre është hasur plumbi i rrezikshëm.

Në Shtetet e Bashkuara nuk ka ligj që rregullon sasinë e elementeve kimike toksike tek buzëkuqët. Kjo është lënë krejtësisht në vlerësimin e lirë të prodhuesit, të cilët plumbin nuk e përdorin si element kryesor të prodhimit, por që haset tek aditivët dhe pigmentet që shtohen gjatë prodhimit. /Telegrafi/