Buzëkuqi MAT
Kjo lloj e kuqe është një nga nuancat më trendy të stinës dhe shkon shumë në kontrast me një lëkurë të pastër dhe sy të shndritshëm.
Këshilla
Nga buzëkuqi ngjyrë mat, merr ngjyrë me furçën e sheshtë të buzëve dhe vendose fillimisht në buzën e sipërme, pastaj në atë të poshtme, duke u përqendruar më pas në qendër për të dhënë një efekt “zemër”. Përsëriteni dy herë për të intensifikuar ngjyrën.
Ngjyra e pjeshkës
Një truk i butë, por i realizuar mirë: buzët e lyera, në nuancë rozë në pjeshkë natyrale, të japin në efektin final një pamje klasike.
Këshilla
Apliko një buzëkuq ‘stick’ dhe për ta zmadhuar dritën e ngjyrës mbivendos një shkëlqyes transparent me anë të një peneli, sidomos në qendër të gojës.
E kuqja e thellë me shkëlqim
Një buzëkuq i errët por shumë i shndritshëm, me konturet e vijëzuar mirë është i këshillueshëm dhe për ato që kanë buzë të holla.
Këshilla
Për të përfituar efektin volum, zgjidh një laps më të errët për ta përhapur vetëm anash buzëve. Nëse bëhet fjalë për një trukim darke, mbi ngjyrën e ndezur kaloni një shkëlqyes të tejdukshëm, gjithmonë në qendër të gojës.
Rozë e lehtë
Ideale për ditën, u shkon biondeve dhe atyre që kanë lëkurën e fytyrës të pastër.
Këshilla
Për të pasur buzë të lyera me një të kuqe natyrale, butësi dhe volum të plotë, zgjidh një xhel dhe aplikoje me gishtërinj, në fillim sipër dhe pastaj poshtë, nga qendra.