Telegrafi

Buzëkuqi i zjarrtë për make-up ditor

Agime Gjikolli Haxhijakupi
Spec.e kozmetikёs

Për variantin ditor, tashmë tenin e nxirë të lëkurës njëjtësoje me pudër të lëngët ose me ngjyrë kremi. Qit ‘highlighter’ në mollëza, në rrënjë të hundës, në maje të ballit dhe përgjatë nofullave. Kjo lëkurës së nxirë do t’i japë shkëlqim plotësues dhe shprehje të freskisë së shëndetshme.

Rajonin përreth syve mbuloje me shtresë të hollë korrektori, mirëpo kujdes që të mos bëhet tepër shkëlqyes në momentin kur i ke hijesuar. Me pudër në formë guri apo pluhuri fikso rajonin përreth syve dhe T-zonën.

Vendos për një hijesim me të cilin do të hijesosh tërë kapakët. Ngjyra e artë është ideale. Me maskara rregulloji qerpikët, korrigjo dhe plotëso me laps vetullat.

Nëse vendos për ngjyrën e zjarrtë të buzëkuqit, siç është në trend ngjyra e zjarrtë trëndafili, të skuqurit reduktoje në minimum.

Për ato që janë më pak të prira të bëjnë eksperimente, u mbetet maskaraja, buzëkuqi dhe shkëlqimi – të mjaftueshme për të theksuar tenin e nxirë. /Telegrafi/