Telegrafi

Buzëkuqi i zjarrtë për make-up ditor

Agime Gjikolli Haxhijakupi
Spec.e kozmetikёs

Rajonin përreth syve mbuloje me shtresë të hollë korrektori, mirëpo kujdes që të mos bëhet tepër shkëlqyes në momentin kur i ke hijesuar. Me pudër në formë guri apo pluhuri fikso rajonin përreth syve dhe T-zonën.

Vendos për një hijesim me të cilin do të hijesosh tërë kapakët. Ngjyra e artë është ideale. Me maskara rregulloji qerpikët, korrigjo dhe plotëso me laps vetullat.

Nëse vendos për ngjyrën e zjarrtë të buzëkuqit, siç është në trend ngjyra e zjarrtë trëndafili, të skuqurit reduktoje në minimum. /Telegrafi/