Telegrafi

Buzë pa rrudha

Ka kremra të posaçëm që ushqejnë buzën ndaj përdorini rregullisht në mëngjes para trukut dhe në mbrëmje, para se të flini.

Nëse nuk ju pëlqen truku, kaloni shpesh mbi buzë një stik hidratues: do t’iu mbrojë nga i ftohti, era, e lagështia.

Nëse nuk përdorni buzëkuq, vendosni një lip glas, përbërësi që shkëlqen buzët i mbron në mënyrë të shkëlqyer. Përdorni periodikisht maska hidratuese dhe ushqyese enkas për buzët. Pak minuta aplikim mjaftojnë, për një aspekt më të rinuar.

Nëse nuk keni stik për buzët, përdorni një krem zbutës fytyre. Për të fiksuar mirë buzëkuqin, mund të përdorni çaj të përqendruar të cilin do ta aplikoni mbi buzë, para se të vendosni kozmetikën. /Telegrafi/