Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi refuzon të jep dorëheqje pas ultimatumit të dhënë nga Skender Buzaku, i cili thotë se ‘oferta’ për Sulejamn Rexhepi të jap dorëheqje vlen deri sot në orën 11:30.
Buzaku thotë se nëse nuk pranohet ‘oferta’, atëherë do të dihen krimet që i ka bërë Sulejman Rexhepi duke keqpërdorur paratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi dje mohoi të flasë për akuzat e Buzakut duke thënë se “nuk merrem me persona gej. Personat gej larg nga BFI-ja”.
Deklaratën e Rexhepi e dënoi Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi dhe rrjeti kombëtar në luftën kundër homofobisë dhe transfobisë./Telegrafi/