Telegrafi

Buxhuku: Ligji diskriminon investitorët vendas

Drejtuesi i Kofindustrisë, Gjergj Buxhuku, tha se ata kërkojnë që të mos diskriminohet investitori vendas ndaj atij të huaj. Sipas tij, ligji rrezikon të mos ketë zbatim në praktikë.

“Rrezikojmë të kemi lëvizje të pakontrolluar të kapitalit nga brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që të përfitohet statusi i investitorit të huaj”, tha Buxhuku.

Projektligji për “investimet e huaja ka ngjallur debate gjatë diskutimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Sipas deputeteve të opozitës ky ligj ndërhyn në pushtetin e gjyqësorit si dhe mbron interesat e klaneve të pushtetarëve.

Nëse një investitor i huaj ka problem me pronën ku ushtron aktivitetin, sipas draftit të Qeverisë, shteti hyn garant për mospezullimin e aktivitetit deri sa të merret vendim gjyqësor. Nëse investitori i huaj humbet gjyqin shteti paguan demin në emër të tij. Drafti jep këtë lehtësi vetëm për investime në sektorë strategjikë. /Telegrafi/