Telegrafi

Buxhuku: Edhe Shqipëria gati për heqjen e taksës aeroportuale

Sipas  informacioneve të tij prej ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, qeveria e Kosovës dhe Aeroporti i Prishtinës pritet të heqin taksën e 20 eurove për udhëtarë, për aeroportet në largësi  deri në 200 kilometra që javën e ardhshme, ndërsa Shqipëria pritet ta bëjë këtë në fillim të vitit të ardhshëm.

"Propozimi momentalisht është në duar të koncesionarëve. Ndryshe nga Kosova janë ata të cilët vendosin . Mirpo kjo cështje është marrë shumë seriozisht nga qeveria shqiptare, e cila ka kërkuar nga koncesionari heqjen e kësaj takse dhe e monopolit për fluturimet ndërkombëtare, ndërkohë që si koncesion kompanisë do ti jepet një shtyrje afati prej 10 vitesh për koncesionin e Aeroportit të Tiranës”.

Me heqjen e taksës 20 euro  nga ana e Prishtinës  dhe taxës 16 euro nga Tirana , synohet të shtohet numri i udhëtarëve,pasi bileta nga 120 euro që kushton tani vajtje-ardhje, pritet të bjerë në 80 deri në 70 euro.

Drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, ka deklaruar se aeroporti është i gatshëm të heqë taksën me qëllim uljen e çmimit të biletave me rajonin.

“Ne jemi të interesuar të shpeshtojmë linjën aktuale prej aeroportit të Prishtinës dhe aeroporteve të tjera me largësi deri në 200 kilometra, si rrjedhojë edhe numrin e udhëtarëve”, ka deklaruar drejtori i ANP-së Agron Mustafa për telegrafi.com.

Bileta pritet të kushtojë edhe më lirë ,kur të hapet koridori ajror  midis Shqipërisë dhe Kosovës, gjë e cila do të shkurtojë fluturimin nga 40 në 25 minuta ,ndërkohë që tani aeroplanët fluturojnë përmes Maqedonisë.

“Në kuadër të nismës që Konfindustria ka ndërrmarrë për bashkimin e tregut shqiptar ,  lehtësimi i qarkullimit të njerëzve ishte një nga kërkesat kryesore në panairin e vitit të kaluar, ku qarkullimi i linjës Tiranë- Prishtinë ishte me  prioritet. Kjo kërkesë ju bë qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Ne e hoqëm taksën prej 10 eurove, ndërsa tani pritet edhe heqja e taksës aeroportuale”. /Telegrafi/