Telegrafi

Buxhovi thotë se LDK veproi mirë kur e respektoi marrëveshjen për Presidentin

Historiani, njëherësh njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, ka komentuar zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të Republikës.

Ai, në emisionin Monitor të RTK-së, ka thënë se LDK-ja veproi mirë kur respektoi marrëveshjen e koalicionit me PDK-në.

Ai madje thotë se nëse dikujt nuk i ka pëlqyer marrëveshja e koalicionit qeverisës, është dashur të japë dorëheqje.