Telegrafi

Buxheti i Shqipërisë për vitin 2023 do të jetë 5.4 miliardë euro, me rritje vjetore prej 17.4 për qind

Buxheti i Shqipërisë për vitin 2023 do të jetë 5.4 miliardë euro, me rritje 17.4 për qind në krahasim me këtë vit.

Ndërkohë, edhe shpenzimet do të rriten në 5.9 miliardë euro.

Me këto shifra, pritet që deficiti të arrijë 1 miliardë dollarë, ose 5.4 për qind e PBB-së.

Burimi i rritjes së të ardhurave shihet tek rritja e çmimeve, zgjerimi i importeve dhe rimëkëmbja e vazhdueshme ekonomike.

Megjithatë, rritja pritet të jetë e ngadaltë me pritshmërinë për të arritur në 2.6 për qind vitin e ardhshëm.

Në dokumentin e buxhetit, stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 12.5 miliardë euro dhe nga 68.9 për qind që do të jetë këtë vit, synohet të ulet me 1.4 pikë përqindje.

Një fond i posaçëm parashikohet edhe për rritje pagash me 7 për qind në administratën shtetërore, dhe në arsimin parauniveristar.

Ndërkohë, janë 43 milionë euro të papërdorura nga fondi i rindërtimit, që do të financojnë projektet e mbetura pezull.

Sa i përket administratës, ajo do të shtohet me 680 punonjës. /Telegrafi/