Deputetët e Kuvendit, me shumicë votash kanë miratuar sot vendimin e Qeverisë për zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite në Kosovë.
Misioni i EULEX-it në Kosovë ishte vendosur në shkurt të vitit 2008. Sipas raportimit të medieve ndërkombëtare, Këshilli i Bashkimit Evropian ka ndarë një buxhet qindra milionësh për këtë mision.
Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësen e EULEX-it, Besa Domi, për të parë se cilat janë shpenzimet e këtij misioni përgjatë periudhës 2008-2016.
Në përgjigjen e Domit thuhet se për këtë periudhë buxheti i aprovuar i EULEX-it ka qenë 913 milionë e 910 mijë euro.
“Këto shifra nuk nënkuptojnë se kaq janë edhe të shpenzuara, sepse disa shuma janë vetëm për gjashtë muaj”, ka thënë Domi.
Më poshtë ua sjellim tabelën e plotë të shpenzimeve të EULEX-it për këto tetë vite. /Telegrafi/
EULEX 1 | 2008 | 120,000,000.00 |
EULEX 2 | 2009 | 135,000,000.00 |
EULEX 3 | 2010 | 165,000,000.00 |
EULEX 4 | 2011 | 72,800,000.00 |
EULEX 5 | 2012 | 111,000,000.00 |
EULEX 6 | 2013 | 110,000,000.00 |
EULEX 7 | 2014 | 34,000,000.00 |
EULEX 8 | 2014 | 55,820,000.00 |
EULEX 9 | 2015 | 75,790,400.00 |
EULEX 10 | 2016 | 34,500,000.00 |
Total 2008-2016: | € 913,910,400.00 |