Kuvendi Komunal i Prishtinës në një mbledhje të jashtëzakonshme është diskutuar për buxhetin për vitin 2025.
Asamblistja e LVV-së, Nora Kelmendi tha se kryetari Përparim Rama po hesht, ndërsa në kryeqytet ka mijëra probleme, transmeton Telegrafi.
“Me këtë buxhet nuk po shohim asgjë për zhvillim. Buxhet i punuar vetëm sa për sy e faqe. Mos respekt kryetar, arroganca ndaj asamblistëve. Po më habit qetësia juaj karshi mijëra problemeve të qytetarëve të Prishtinës. Nuk ju kemi bllokuar asnjëherë, e as nuk do të ju bllokojmë nëse keni projekte për zhvillim”, u shpreh ajo.
Ndërsa, Jeta Rafuna nga LDK tha se buxheti që pritet të miratohet do të ndikon në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Ju ftoj ta miratoni buxhetin e jo ta bllokoni. Projektet që do të realizohen përmes këtij buxheti do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve”, pohoi ajo. /Telegrafi/