Nëse nga janari i vitit 2017 nuk zbatohet Ligji për sigurime shëndetësore, atëherë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e pret një vit me shumë sfida dhe probleme.
Shkaktar i telasheve pritet të jetë buxheti i ultë, i cili edhe vitin tjetër do të jetë i njëjtë me buxhetin e sivjetmë, në shumë prej 180 milionë eurosh.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, shprehet i shqetësuar se vitin 2017 do ta fillojnë me vështirësi. /Tribuna Channel/