Site icon Telegrafi

Buxheti për blerjen e paqes sociale

Qeveria e Kosovës i ka rritur shpenzimet për pensione në vitin 2016.

Kjo rritje e pason atë të vitit të kaluar, kur Qeveria Thaçi kishte vendosur t’i rriste pagat në prag të zgjedhjeve të vitit 2014, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu, Qeveria Mustafa vazhdon të rrisë shpenzimet për paga e pensione në dëm të shpenzimeve kapitale.

Shpenzimet totale në vitin 2016 janë paraparë të jenë 1 miliard e 680 milionë euro. Prej tyre, vetëm 463.2 milionë euro do të shkojnë në investime kapitale. Ndërtimi i autostradës për në Shkup do të gëlltisë 108 milionë euro për vitin 2016.

Për të blerë paqen sociale, Qeveria e Kosovës i ka ulur shpenzimet për projekte kapitale. Në vitin 2016, për këtë qëllim do të shpenzohet 27 për qind e buxhetit. /Telegrafi/

Exit mobile version