Telegrafi

Buxheti, miratohet tjetër variant me rritje deficiti

Në këto kushte, duket se qeveria ka rishikuar edhe parametrat e tjerë të buxhetit, duke nisur nga të ardhurat që nuk duken me ndryshime të konsiderueshme, kurse deficiti pëson luhatje drejt negatives, me një rritje rreth 7 miliardë lekë.

Nuk mësohen ende shkaqet e variantit të ri të buxhetit që parashikon rritje borxhi për shkak të shpenzimeve të larta, por shikohet se të dyja vendimet lidhen me programin buxhetor afatmesëm për tre vitet e ardhshme dhe janë marrë në të njëjtën ditë, më 28 korrik.

Duke i parë me vëmendje planet afatmesme, duket se janë miratuar dy skenarë të rritjes ekonomike, me ndryshime të dukshme. Në variantin e parë, parashikohet një rritje ekonomike e këtij viti me 4.1 për qind dhe për 2011 me 5 për qind, kurse në të dytën Ministria e Financave planifikon një rritje me 5.5 për qind dhe 6.5 për qind.

Pikërisht mbi këta tregues, qeveria ka ndryshuar edhe planin e shpenzimeve, duke i rritur ato, me të paktën 8 miliardë lekë, veprim që do të ndikojë në ecurinë e deficitit buxhetor. /Shqip/