Telegrafi

Buxheti mbështet zhvillimin ekonomik

Kryeministri Berisha e vlerësoi projektin si realist dhe që mbështet fuqishëm rritjen ekonomike. Rrugët, theksoi kryeministri, do të jenë përparësia kryesore, duke u përqendruar kryesisht të tuneli Tiranë-Elbasan, rruga e Arbrit dhe rrugët e tjera kombëtare.

Kryeministri theksoi se buxheti i vitit 2011 mbështet fuqishëm rritjen e rrogave të administratës dhe pensioneve në qytet dhe në fshat.

Po ashtu Berisha theksoi se buxheti krijon hapësirë për reformat në arsim dhe shëndetësi, si dhe fonde për zhvillimet eknologjike. /Telegrafi/