Telegrafi

Buxheti krijon “pakënaqësi” e “pallavra” në koalicionin qeverisës (Video)

Pakënaqësitë brenda koalicionit qeverisës PDK-LDK, kanë nisur të shfaqen pas miratimit të Buxhetit nga Qeveria e Kosovës, që për PDK-në po konsiderohet i pamjaftueshëm.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe anëtar i komisionit për Buxhet dhe Financa, Shukri Buja, ka thënë për Tribuna Channel se ka pakënaqësi brenda koalicionit. Ai thotë se në rast të mos harmonizimit të qëndrimeve, mund të vihet në rrezik mos aprovimi i buxhetit.

Por, ndryshe shprehen në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova, i ka thënë televizionit se nuk ka pakënaqësi brenda koalicionit dhe se gjithçka çfarë është dëgjuar janë, siç i quan, ai “pallavra të mediave”. /GazetaTribuna/