Telegrafi

Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2024, Rama: 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se buxheti i kryeqyetit i cili është votuar sot për vitin 2024 është 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar.

Rama këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Ramës, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro.

“Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra,rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar.

Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/