Site icon Telegrafi

Buxheti i SHBA-ve do të jetë 1.1 trilion dollarë

Ligjvënësit në Kongres arritën një marrëveshje lidhur me buxhetin e Shteteve të Bashkuara për vitin 2016.

Buxheti me një vlerë prej 1.1 trilion dollarësh parashikon zgjatjen e shumë programeve popullore të shkurtimit të taksave për bizneset dhe individët.

Projekt-ligji për buxhetin parashikon edhe lejimin e eksportimit të naftës nga Shtetet e Bashkuara, që për 40 vjet ka qenë i ndaluar. Kjo konsiderohet si një fitore për republikanët, ndërsa demokratët arritën të sigurojnë shkurtimin e taksave për prodhuesit e energjisë nga era dhe dielli, raporton Zëri i Amerikës.

Pritet që projekt-ligji i buxhetit të votohen të enjten nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët. /Telegrafi/

Exit mobile version