Telegrafi

Buxheti i propozuar nga Presidenti Obama ngjall debate tek republikanët

Presidenti Obama thotë se populli amerikan e zgjodhi atë për të prekur nevojat urgjente që ka vendi, që nga pavarësia energjetike, tek reformimi i shërbimit shëndetësor, apo shtimi i mundësive për arsimimin dhe buxheti i tij prej 3,5 miliardë dollarësh për vitin 2010 është vetëm si të thuash një pagesë fillestare për arritjen e këttyre pikësynime.

Shtëpia e Bardhë parashikon një defiçit rekord prej 1,75 trilionë dollarësh për vitin e ardhshëm fiskal, më tepër se 12 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto në SHBA, shifra më e madhe që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore.

Kjo shifër i ka shtangur dhe tmerruar republikanët. /voa/