Telegrafi

Buxheti i kosovarëve për mbijetesë

Familjet kosovare i shpenzojnë rreth 75 për qind e të hyrave për ushqim dhe banim. Të hyrat e mangëta dhe borxhet ndaj bankave kanë bërë që ato të shpenzojnë shumicën e buxhetit në këto dy kategori, duke lënë tërësisht anash shpenzimet për arsim e rekreacion që sillen të 1 përqindëshi.

Ndërsa, mbi 90 për qind e familjeve nuk mund ta përballojnë një shpenzim të paplanifikuar prej 500 eurove brenda vitit, shkruan sot Koha Ditore.

Ato kanë probleme me shlyerjen e borxheve, pagesën e obligimeve dhe ngrohjen e ambienteve familjare gjatë dimrit, përcjell koha.net. Këto e të dhëna të tjera janë pjesë e raportit të Agjencisë së Statistikave për buxhetin e ekonomive familjare në të cilën janë paraqitur të dhëna për të ardhurat, konsumin dhe në përgjithësi standardin jetësor të familjeve në Kosovë.

Sipas raportit, ushqimi merr pothuajse gjysmën e shpenzimeve të familjeve të Kosovës, apo 45 për qind. E lloji i ushqimit që përbëhet vetëm nga artikujt bazë, tregon për standardin e jetës. /Telegrafi/