Telegrafi

Buxheti grek me “vrimë të zezë” prej pesë miliardë euro

"Vrima e zezë" buxhetore ka të bëjë me të ardhurat e zvogëluara buxhetore, ndërsa sipas opozitës greke edhe me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Komisioni Evropian, si edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, tashmë e paralajmëruan Qeverinë greke që t`i ulë shpenzimet, meqë në të kundërtën vendin e pret shkatërrim ekonomik.

Qeveria greke, nga ana tjetër, për ta zvogëluar mungesën në buxhet, tashmë paralajmëroi se do të vendosë një pako "të matur" të masave të reja tatimore. /Makfaks/