Site icon Telegrafi

Buxheti dhe qeveria

U miratua me një sërë telashesh buxheti i Kosovës. Edhe pse i shumëpritur, nuk erdhi ne formën e duhur. Shumë qytetarë protestuan kundër nenit 4 në të cilin thuhet se mjetet nga shitja e PTK-së duhet të përfshihen në buxhetin këtij viti.

Tani sfida që i pret parat e reja të Kosovës është copëtimi i tyre në drejtim të premtimeve të bëra nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi. Ai kishte premtuar rritje pagash për punëtorë të arsimit fillor dhe të mesëm, për policët, mjekët dhe po thuajse për të gjithë punëtorët civilë.

Nuk janë vetëm rritjet e pagave që pritet të mbulohen më këtë buxhet, por edhe rimëkëmbja ekonomike. Kosova ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit është duke u përballur me ngritje të mëdha çmimesh që për qytetarët e saj janë duke sjellë varfëri, e sidomos për ata që jetojnë me asistencë sociale.

Qeveria e Kosovës duhet që këtë buxhet ta racionalizojë në mënyrë sa më ekonomike, që në fund të mos mbetet me gishta në gojë, apo të ekspozojë një arritje që kinse kanë tepruar miliona euro si pasoj e menaxhimit të mirë. Ato miliona të “tepruara” janë shumë të nevojshëm që të mbulojnë nevojat e institucioneve të Kosovës dhe në momentin që investohet me to, nuk do të teprojnë më, por do të ketë nevojë edhe për shumë të tjera.

Një punë e pa kryer dhe një shumë parash e “mbetur” nuk janë rezultat i një menaxhimi të mirë, por i një pune të paprekur fare. Andaj Qeveria e Kosovës duhet që sa më shumë t’i hap sytë, në mënyrë që qytetarëve të saj t’u siguroj një të ardhme më të ndritur.

(Autori është student i vitit të tretë në Departamentin Gazetarisë, në UP)

Exit mobile version