Bashkia e Shkupit në seancën e sotme të këshillit do ta shqyrtojë propozim-buxhetin për vitin 2020.
Rritje më e madhe e mjeteve, me propozim-buxhetin e ri parashihet të ketë në Sektorin për punë komunale, ku mjetet për vitin 2020 do të rriten për 72 përqind në krahasim me vitin 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sipas analizave dhe vlerësimeve, me propozim-buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2020 propozohen gjithsej 7.3 milardë denarë”, thonë nga Bashkia.
Ata shtojnë se në krahasim me vitin e kaluar, buxheti i propozuar për vitin 2020 është rritur për 12 përqind./Telegrafi/