Telegrafi

Buxheti 2011: Vetë 49 miliardë euro borxhe të reja

Këto janë 9 miliardë euro më pak, tha ministri i financave Wolfgang Schäuble, se planet e hartuara para prognozave të favorshme koniukturore. Në komisionin u ra dakord, që shpenzimet e përgjithshme të kufizohen në 306 miliardë euro.

Viti 2011 do të shënojë një moment kthese në politikën buxhetore, sepse këtë vit vlen për herë të parë kufiri i ri i borxheve në kushtetutë. Kjo e detyron federatën, që të ulë deri në vitin 2016 deficitin midis të ardhurave dhe shpenzimeve, nën dhjetë miliardë euro. /Dw/Telegrafi/