Telegrafi

Buxheti 2011: Pasojat e zvarritjes

Ndonëse Ministria e Ekonomisë dhe Financave tashmë ka deklaruar se ka përgatitur projektbuxhetin për vitin 2011, anëtarë të Komisionit për Buxhet thonë se Qeveria nuk e ka dorëzuar ende atë në Kuvendin e Kosovës.

Gani Koci, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, thotë se afati i fundit për dorëzim të projektbuxhetit ishte data 30 tetor.

Koci nuk beson se buxheti mund të miratohet gjatë këtij viti. Sipas tij, nëse në seancën e së martës Kuvendi voton pro mocionit të votëbesimit të Qeverisë, miratimi i buxhetit për vitin 2011 do të bartet të përbërja e re e legjislativit, që pritet të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme. /Rel/Telegrafi/