Telegrafi

Buxheti 2009 rritë pagat 10-12 %

Po ashtu edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, i cili ishte i pranishëm u ka premtuar sindiklistëve se Qeveria e Kosovës dhe ministria që ai drejton do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të përmirësuar të ardhurat gjatë vitit që po vjen.

“Me projektin e buxhetit për vitin 2009 parashihet një ngritje 10-12 për qind në mënyrë lineare. “Dëshira ka qenë që kjo shkallë e rritjes të jetë më e madhe por janë kufizimet e mekanizmave ndërkombëtarë financiar që nuk lejojnë një gjë të tillë”, tha ai.

Përfaqësuesit e Degëve të Sindikatave të Administratës Publike dhe të Judikaturës me këtë rast kanë shtruar kërkesat e anëtarësisë së tyre për përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe të mundësive për ngritjen e pagave./Telegrafi/