Telegrafi

Buxhaku: Jemi të përgatitur për valë të re të emigrantëve

Agron Buxhaku, drejtori i Qendër për Menaxhim me Kriza në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë deklaroi se Maqedonia është deklaruar si vend tranzit dhe për këtë arsye nuk pranon refugjatë si Gjermania dhe Suedia. Ai theksoi se si Qendër kanë rol të rëndësishëm në parandalimin dhe njoftimin e hershëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Si Qendër kemi një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe paralajmërimin e hershëm, në rastet që lidhen me zjarret e shkaktuara nga faktori njeri ose fatkeqësitë natyrore. Roli i Qendrës për Menaxhim me Kriza në këtë rast është të paralajmërojë të gjithë aktorët e rëndësishëm për këto”, deklaroi Buxhaku.

Ndërsa sa i përket koordinimit me institucionet tjera kur ka fatkeqësi, Buxhaku tha se ata si Qendër kanë mandat të koordinohen me të gjitha institucionet tjera shtetërore./Telegrafi/