Site icon Telegrafi

Buv: Të vetëdijësohen qytetarët për diabetin

14 nëntori është dita ndërkombëtare e diabetit. Me këtë rast, Shoqata për mbrojtje dhe edukim për diabetin, ”Buv” apelon që të ngritet vetëdijësimi i qytetarëve për këtë sëmundje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo shoqatë kërkon që të merren masa për parandalimin dhe trajtimin më të mirë të kësaj sëmundje në Maqedoni. Sipas tyre, vlerësohet se numri i të rriturve të prekur nga diabeti në vend është rreth 185.000, pra 12% e tërë popullsisë së Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version