Telegrafi

Button: Fitorja në Kinë, më e mira e karrierës

Kampioni i botës e mbajti veten pasi prapa kishte Lewis Hamiltonin, ndërsa në fund e fitoi garën për t’u renditur i pari në renditjen e ngasësve.

“Për mua është fitorja ime më e mirë. Secilën herë që fitoj më duket se është fitorja më e mirë”.

“Por, kjo ishte një fitore e veçantë sepse ishin kushte shumë të vështira dhe gjëja më e mirë është se lëvizja jonë ishte e mirë”, tha Button. /Telegrafi/