Mesa duket perfshirja e Eleni Foureira, shqiptares me te suksesshme ne Greqi, ne industrine e muzikes shqiptare eshte nje fakt qe sa vjen e behet me konkret.
Ndoshta ne kerkim te hiteve me te reja shqiptare, ajo ka perzgjedhur nje prej tyre per te shperndare ne profilin e saj ne facebook, dhe pikerisht behet fjale per hitin e ri te Butrint Imeri, “Kanga jote”.
Talenti i artistit 20 vjecar, i cili deri tani ka arritu mbi 800 mije klikime ne nje jave, duket se i ka terhequr vemendjen Elenit aq sa ajo ka dashur ta ndaje me te gjithe fansat e saj.
Nese “Kanga Jote” kthehet ne hit ne Greqi, atehere Butrinti i ka nje borxh te madh Elenit! /Telegrafi/