Këngëtari Butrint Imeri ka folur për prapaskenat e projektit të ri.
“E jona” është projekti i ri nga këngëtari, i cili fillimisht e realizoi atë me Tunën, ashtu siç raportuan mediat shqiptare.
Megjithatë, Butrinti në “1 Kafe me Labin” zbuloi se në momentin e fundit ai largoi një prej këngëtareve më të përfolura të viteve të fundit.
“Po, është e vërtet. Kënga ishte e përfunduar e gjitha me të si duet. Por, në momentin e fundit unë vendosa, ishte kënga ime vendosa të dal solo”, sqaroi ai në RTV21.
Butrinti është prej këngëtarëve të rinj më me perspektivë i cili nuk ndalet me projekte të reja kohë pas kohe. /Telegrafi/