Dita e hënë ka shënuar një tjetër “Ditë vere” të paharrueshme në Tiranë, si çdo vit tjetër.
Evente të ndryshme dhe artistët më të mirë janë shfaqur në skenat e ngritura përgjatë qytetit në festa që kanë zgjatur deri në orën 00:00.
Për artistin e ri, Butrint Imeri, ky ishte eventi i tij i parë që performonte përpara një turme aq të madhe, një prove, të cilën e kaloi me shumë sukses.
Ndoshta as për atë nuk ishte e besueshme por numri i fansave të cilët e kanë pritur ka qenë tepër i madh. Dhe si për ti lënë një shije të mirë ai u shoqërua në skenë nga trupa e Last Shot Crew të cilët performuan me të gjatë gjithë eventit, i cili u ndoq nga mbi 10000 njerëz./Telegrafi/.
Faliminderit Tirana..
Posted by Butrint Imeri on Monday, March 14, 2016
Performanca fantastike e Butrint Imerit në ditën e verës
Posted by Telegrafi Magazina on Tuesday, March 15, 2016