Ai është njëri nga artistët më të pëlqyer në estradë dhe tanimë numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.
Fjala është për këngëtarin Butrint Imeri, i cili për pak vite ka arritur një karrierë të bujshme profesionale.
Krahas muzikës, krijuesi i hitit “Xhanem” një kujdes të madh i kushton edhe fizikut të tij.
Së fundmi, Imeri ka publikuar një fotografi nga palestra me anë të të cilës ka vënë në pah trupin e formësuar.
Imazhi është ndarë në InstaStory dhe vetëm në këtë rrjet social mban 884 mijë ndjekës.
Sa i përket projekteve muzikore, “Phantom” mbetet e fundit që për disa muaj ka marrë mbi 20 milionë klikime në YouTube.
Lidhur me klipin, ai u përfol për një lidhje dashurie me modelen Arta Nitaj që njëherësh ishte protagoniste e këtij projekti. /Telegrafi/