Butrint Imeri ka sjell projektin më të ri muzikor për tregun shqiptar.
“Ma Cherie”, titullohet kënga e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me një videoklip.
Klipi është shumë i veçantë dhe sjell një atmosferë verore, ndërsa është xhiruar në Shqipëri.
Kënga është punuar në studio të RedBox Entertainment ndërsa instrumentalin e ka realizuar BigBang.
Ndryshe, “Ma Cherie” vjen pas këngës “Xhanëm”, e cila ishte sukses absolut për këngëtarin simpatik.
Projektet e artistit janë nën menaxhimin e kompanisë ’96 të udhëhequr nga Denis Avdiu.
Theksojmë se kjo nuk do të jetë kënga e fundit për 21-vjeçarin pasi që ka paralajmëruar edhe disa të tjera. /Telegrafi/