Site icon Telegrafi

Butrint Imeri prezanton prindërit për herë të parë

Ai është njëri prej artistëve shqiptarë që ka rrëmbyer vëmendje të madhe që nga fillimi i karrierës.

Fjala është për këngëtarin Butrint Imeri, i cili tashmë numëron disa vite në skenë e po ashtu edhe shumë projekte të suksesshme.

Krahas muzikës, ai së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale duke njoftuar fansat e publikun me prindërit e tij.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Krijuesi i hitit “Alea” ka vendosur të prezantojë prindërit për herë të parë duke i uruar përvjetorin e tyre të martesës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Butrint Imeri

“Urime 31 vjetori i martesës. Nëna dhe babai”, ka shkruar ai.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Imeri duket të ketë një ngjashmëri të madhe me prindërit, përkundër se e ka mbajtur këtë pjesë më private.

Përgjatë këtyre viteve, Butrinti ka ecur mjaft mirë në karrierë duke u shndërruar në një nga artistët favorit të publikut. /Telegrafi/

Exit mobile version