Site icon Telegrafi

Butrint Imeri për ditëlindje publikon videoklipin e xhiruar në Tajlandë

Butrint Imeri ka gëzim të dyfishtë në ditën e sotme.

Këngëtari sot ka mbushur 21 vjet dhe ka marrë urime të përzemërt nga miqtë dhe familjarët, por nuk kanë munguar as fansat.

Por, krahas ditëlindjes ai ka ardhur edhe me një projekt të ri muzikor që e ka publikuar në përvjetorin e lindjes.

“Alea”, titullohet kënga e re këngëtarit që e ka shoqëruar me video, ku në të shihet edhe blogerja e fashme gjermane Basma Bada.

Xhirimet e këtij klipi janë kryer në Tajlandë, vend në të cilin këngëtari kaloi edhe disa ditë pushimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Butrint Imerit

Theksojmë se për tekstin është kujdesur vetë Butrint Imeri ndërsa për instrumentalin RZON.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe këngë të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version