Telegrafi

Butrint Imeri e konfirmon bashkëpunimin me yllin evropian, Nimo – hiti po gatuhet në Redbox

Superylli i muzikës RnB, Butrint Imeri, është duke punuar në projektin e ri muzikor.

Ai tash e disa ditë në rrjetet sociale ka njoftuar fansat e tij se po vjen në bashkëpunim të madh, ndërsa më në fund e ka zbuluar edhe artistin.

Përmes një postimi të publikuar në InstaStory, këngëtari 23-vjeçar bën të ditur se po vjen në duet me artistin e famshëm në tregun muzikor evropian, Nimo.

Butrint Imeri (Foto: Instagram/butrintofficial)

“Nuk kam koment se çfarë projekti po vjen javën tjetër”, ka shkruar ai, ku tregon se edhe ky projekt është prodhim i shtëpisë së hiteve, RedBox, përkatësisht producentit Big Bang Beats.

Lexo po ashtu Butrint Imeri publikon një fragment të projektit të ri muzikor

Gjithashtu, Butrinti ka publikuar edhe nga prapaskenat,e si duket klipi mund të jetë realizuar në një nga bregdetet shqiptare.

Vet reperi Nimo është shfaqur po ashtu në një video ku ka paralajmëruar bashkëpunimin e madh të punuar nga RedBox.

“Shumë shpejt po vjen kënga ime me vëllain tim, Butrint Imeri, jo më shumë se një javë”, u shpreh Nimo.

Butrint Imeri dhe Nimo

Për RedBox ky është projekti i radhës ndërkombëtar, ndërsa së fundmi u konfirmua pathyeshmëria e BigBang Beats, i cili krijoi hitin “Zemër” që arriti 200 milionë klikime – një rekord për muzikën moderne shqiptare.