Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Butrint Imeri, ditën e djeshme (e martë) publikoi këngën e re “Phantom”.
Projekti u mirëprit nga publiku dhe vetëm për disa orë ka kaluar shifrën e 800 mijë klikimeve në platformën YouTube.
Megjithatë, në videoklip gjithë vëmendjen mori modelja nga Peja, Arta Nitaj, me paraqitjen provokuese që bëri.
Pas lansimit të këngës, Imeri ndau një tjetër fotografi nga xhirimet e klipit ku shfaqet përkrah bukuroshes shqiptare.
Të njëjtit u komentuan për paraqitjen në klip e po ashtu edhe për afërsinë e madhe me njëri-tjetrin.
“Ron bre ron bre, Phantom”, ka shkruar ai krahas imazhit.
Arta në anën tjetër është shfaqur për herë të parë si pjesë e një projekti të ri muzikor. /Telegrafi/