Telegrafi

Butrint Batalli: Shëndetësia prioriteti ynë

Butrint Batalli, kandidat për deputet në listën e PDK-së, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të sektorit shëndetësor në Gjakovë, para të cilëve ka shpalosur programin qeverisës të PDK-së.

Ai ka thënë se në mandatin e ardhshëm qeverisës 2019-2023, PDK do të fokusohet në marrjen e masave të shumta duke synuar përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës dhe sistemit si tërësi.

Postimi i plotë i Batallit:

“Pata kënaqësinë që sot të zhvillojmë një debat miqësor dhe profesional me përfaqësuesit eminent shëndetesorë të Gjakovës.

Pata kënaqësinë të shpalosë pjesë të programit qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas një pune të suksesshme dy vjeçare të Ministrisë së Shëndetësisë keto dy vite.

PDK parasheh zhvillimin tutje të një sektori shëndetësor me pacientin në qendër.

Pata rastin t’i njoftoj se në mandatin e ardhshëm qeverisës 2019-2023, PDK do të fokusohet në marrjen e masave të shumta duke synuar përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës dhe sistemit si tërësi.

Mbrojtja e qytetarit nga shpenzimet shëndetësore dhe reforma e financimit shëndetësorë përmes funksionalizimit të plotë të Fondit për Sigurime Shëndetësore është një prej prioriteteve kryesore për PDK-në.

Faleminderit profesionistë shëndetësor.

#PDK112 ✅
#KadriVeseliKryeminister1 ✅
#ButrintBatalli13 ✅”, ka shkruar ai.