Telegrafi

Butragueno: Reali do ta kalojë Unitedin

Los Blancos do të kenë për kundërshtar Djajtë e Kuq në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa spanjolli legjendar është i bindur se skuadra e tij do të kalojë në çerekfinale.

“Mendoj se tifozët do të jenë shumë të lumtur për këtë përballje, sepse është shumë atraktive, një përvojë drithëruese për të gjithë”.

“Manchester Unitedi nuk është vetëm një skuadër e shkëlqyer, por një organizatë e madhe dhe një nga klubet më prestigjioze në botë”.

“E dimë se do të jetë vështirë, do të jetë një duel mjaft i përafërt… Ata kanë top-lojtarë, por ne jemi Real Madridi dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, ndërsa unë mendoj se ne do të ngritemi mbi këtë moment dhe kuptohet, unë jam i bindur në shanset tona për kualifikim”, citon Sky Sports fjalët e Butraguenos. /Telegrafi/