Emilio Butragueno ka folur pas shortit për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku e pa Real Madridin teksa shortohen të luaj ndaj rivalit lokal, Atletico Madridit.
Përfaqësuesi i Real Madridit në shortin e mbajtur në Nyon të Zvicrës e ka cilësuar si të vështirë përballjen me rivalët lokal, Atleticon.
Sipas Butrguenos, Atletico janë një skuadër e papërshtatshme dhe kanë një mbrojtje të fortë, por ‘Mbretërit’ e kanë Ligën e Kampionëve garë të preferuar dhe do të tentojnë të arrijnë finalen.
“Kjo është hera e katërt me radhë që përballemi me ta. Në ndeshjen e parë duhet të luajmë mirë sepse e dimë se Atletico Madridi është shumë e papërshtatshme si vendas”, ka thënë fillimisht Butragueno.
“Kanë mbrojtje të fortë, do të jetë e vështirë për dy ekipet”, përcjell Telegrafi.
“Ne do të luajmë për finale. Le të themi që është gara jonë e pëlqyer dhe do të tentojmë të luajmë në nivelin më të lartë për t’i bërë të lumtur fansat”.
“Do të luajmë kundër një ekipi të mirë. Ky është futbolli, çdo gjë është e paparashikueshme”, përfundoi legjenda madrilene. /Telegrafi/